Të mërkurën (nesër) luhen gjysmëfinalet e dyta të plejofit edhe në Superligën e hendbollisteve.
Nga ora 15:00 në Gjakovë takohen Shqiponja e Istogu, kurse një orë më vonë (16:00) luhet takimi Prishtina – Vushtrria. Ndeshjet e para janë fituar nga Istogu e Vushtrria që me fitore apo barazime në ndeshjet e të mërkurës kalojnë në finale.
Të shtunën, Istogu në Pejë fitoi ndaj Shqiponjës me rezultat 35:26, ndërsa Vushtrria të njëjtën ditë e mposhti Prishtinën me rezultat 26:19.
Kështu në ndeshjet e dyta Istogu e Vushtrria synojnë kalimin në finale, ndërsa Shqiponja e Prishtina të barazojnë rezultatin në 1:1 me ndeshje dhe të sigurojnë ndeshjet e treta e vendimtare.
Në stinorin e rregullt Istogu ishte i pari, i përcjellur nga Vushtrria, Prishtina e Shqiponja, që është kampion aktual.