Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Istogu eliminohet por shfaqet dukshëm më mirë në ndeshjen e dytë

Istogu është eliminuar nga skuadra çeke, Hazena Kynzhvart, në raundin e tretë të EHF European Cup.

Por istogaset kanë luajtur ndeshje dukshëm më të mirë të dielën mbrëma në Cheb se që luajtën të dielën e kaluar në Prishtinë.

Në një ndeshje plotësisht të barabartë, skuadra çeke fitoi me rezultat 34:32. Kështu Istogu dëshmoi se humbja e thellë në ndeshjen e parë nuk ishte pasqyrë e cilësisë që ka.

Pjesa e parë ishte plotësisht e barabartë, ndërsa për kohë të gjatë Istogu ishte në epërsi. Në fund skuadra çeke u shkëput në dy gola, 17:15. Në pjesën e dytë Hazena Kynzhvart u shkëput deri në pesë gola (26:21), por Istogu barazoi në 29:29 e më pas në 31:31. Në fund të ndeshjes dallimi ishte dy gola, 34:32.

Nga tetë gola për Istogun i kishin Maria Vitoria Vicentini Campos (8/9) dhe Astou Ndiaye (8/10). Pesë gola i shënoi Lana Paviçeviq (5/10). Suzana Ujkiq i shënoi tri gola (3/3) sa edhe Dijana Ujkiq (3/5). Blerta Ahmetxhekaj i kishte gjashtë pritje e Viktoriia Mykhailenko katër.