Istogu, finalisti i parë

Një lojtare me top në dorë është hedhur lartë për të shënuar gol, ndërsa portierja kundërshtare tenton ta ndalojë me duart lartë.

Istogu është finalisti i parë i Kupës së Republikës së Kosovës në hendboll në konkurrencë të femrave.

Të shtunën në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë, Istogu e mposhti Kastriotin e Ferizajt në gjysmëfinalen e parë me rezultat bindës, 44:28.

Istogu është fitues në fuqi i Kupës, ndërsa të dielën do të tentojë të mbrojë këtë trofe. Istogu ka humbur nga Ferizaj garën për titull të kampionit, por ka synime për Kupë.

Pjesa e parë e ndeshjes përfundoi me rezultat 19:11.

Te Istogu është dalluar Adelina Berisha me 10 gola. Te Kastrioti më efikasja ishte Arlinda Dinarica me 12 gola.

Istogu – Kastrioti 44:28 (19:11)

Istogu: Shehdadi, Ujkiq 5, Berisha 10, Milatoviq 3, Hetemi 2, Rugova 4, Fejza 2, Venetski 2, Rexhaj 2, Halitaj 4, Ahmetxhekaj, Ferati 6, Shatri 4.

Kastrioti: Muhaxheri, Shabani, Sylejmani, Hoxha 2, Hyseni, Maksuti, Maliqi 1, Stagova 3, Salihu 2, Grainca, A. Dinarica 12, Gashi 6, M. Dinarica, Gurgurovci, Reqica 1, Zeqiri 1.

Lajme tjera