Istogu fiton bindshëm finalen e parë

KHF Istogu ka bërë hapin e parë drejt titullit të kampionit të Kosovës në hendboll. Të mërkurën në palestrën “Karagaçi” në Pejë, Istogu e ka mposhtur Vushtrrinë me rezultat bindës 32:23 në ndeshjen e parë finale të plejofit të Superligës së Kosovës në hendboll (femrat).

Istogaset te fitorja e thellë arritën falë paraqitjes dukshëm më të mirë në pjesën e dytë. Pjesa e parë ishte shumë e fortë dhe e barabartë. Skuadrat në pjesën e parë nuk u shkëputën më shumë se një gol në rezultat, ndërsa në epërsi ishin herë njëra e herë skuadra tjetër. Vetëm në fund Istogu shënoi për të fituar pjesën e parë me rezultat 12:11.

Në pjesën e dytë vushtrriaset disi u ndalën dhe lojtaret e Istogut dominuan plotësisht. Kështu arritën te fitorja bindëse me rezultat 32:23.

E. Kameri udhëhoqi Istogun me 8 gola, ndërsa paraqitje të mirë kishte edhe portierja A. Shehdadi dhe lojtaret tjera. Te Vushtrria prap në nivel dukshëm më të lartë ishte portierja Nj. Kelmendi që ka ndalur shumë gjuajtje të lojtareve të Istogut. 8 gola për Vushtrrinë i ka realizuar A. Kelmendi.

Ndeshja e dytë luhet në fundjavë në Vushtrri, ndërsa Istogu me fitore apo barazim shpallet kampion. Nëse fiton Vushtrria, atëherë në ndeshjen e tretë prap Istogu është vendas.
Ndeshjen e parë finale të plejofit e përcjellën në palestër rreth 500 shikues.

Istogu – Vushtrria 32:23 (12:11)

Istogu: Ujkiq 1, Kameri 8, Gashi, Shatri, Muratoviq 7, Zogaj, Rugova 5, Shehdadi, F. Rexhaj 2, Halitaj, D. Rexhaj, V. Rexhaj, Ahmetxhekaj, Ferataj 3, Krasniqi 6, Berisha.

Vushtrria: Nj. Kelmendi, B. Gubetini, Shala, Avdiu 3, Rama 3, Zymberi 3, Preniqi 1, Terstena, Paci 1, A. Kelmendi 8, Rrahmani 2, R. Gubetini, Selaci, Kasumi 2, Tahiri, Sfarqa.

Share on facebook
Share on twitter
Share on whatsapp
Share on email

Lajme tjera

Është nënshkruar sot memorandumi i bashkëpunimit me Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit. Memorandumi është …

Pas dy ndeshjeve të Kombëtares së Kosovës, është koha për finalen e plejofit në Superligën …

Të shtunën luhet ndeshja e parë e finales së plejofit në Superligën e Kosovës në …

Skuadrat favorite, Besa Famgas e Prishtina kanë shmangur përballjen mes tyre në gjysmëfinale të Kupës …

Vushtrria e Istogu do të takohen në gjysmëfinale të Kupës së Republikës së Kosovës në …

Është nënshkruar sot memorandumi i bashkëpunimit me Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit. Memorandumi është nënshkruar në kabinetin e …

Pas dy ndeshjeve të Kombëtares së Kosovës, është koha për finalen e plejofit në Superligën e Kosovës në hendboll …

Të shtunën luhet ndeshja e parë e finales së plejofit në Superligën e Kosovës në hendboll në konkurrencë të …

Skuadrat favorite, Besa Famgas e Prishtina kanë shmangur përballjen mes tyre në gjysmëfinale të Kupës së Republikës së Kosovës …

Vushtrria e Istogu do të takohen në gjysmëfinale të Kupës së Republikës së Kosovës në hendboll në konkurrencë të …

Nesër nga ora 13:00 tërhiqet shorti për gjysmëfinalen e Kupës së Republikës së Kosovës në hendboll. Turneu final i …

Suksesi i Kombëtares së Kosovës në hendboll në kualifikimet për “Euro 2022” , vazhdon të vlerësohet. Kosova ishte në …

Vushtrria ka zënë vend në finale të plejofit në Superligën e Kosovës në hendboll (femrat). Finalen skuadra vushtrriase e …

Federata e Hendbollit e Kosovës

House of Sport

Kati II nr. 15
Agim Ramadani nr.253
10000 Prishtina
Kosova

Tel: +383 38 248 759

Për ne

Garat

Përfaqësueset

Shoqatat

© Copyright - Kosova Handball Federation

Made in Kosova