Istogu fiton derbin, ia shkakton Ferizajt humbjen e parë

Derbi i stinorit të Superligës së Kosovës në hendboll (femrat) ka arsyetuar epitetin. Të shtunën mbrëma në Banjë, Istogu e Ferizaj kanë luajtur ndeshje të fortë e dramatike. Sfida, ashtu si pritej, është vendosur në sekondat e fundit.
Fare në fund, Istogu e kishte gjuajtjen përfundimtare. Esma Muratoviq realizoi për fitoren 30:29.
Ferizaj ka pësuar humbjen e parë. Tani i ka 15 fitore e një humbje dhe udhëheqë në tabelë me 30 pikë. 30 pikë në pozitën e dytë i ka Istogu. Istogu humbjen e vetme e ka pikërisht nga Ferizaj.
Esma Muratoviq ndeshjen e përfundoi me shtatë gola. Më efikasja tek Istogu ishte Ana Carolina Gomes me tetë gola.
Amanda Stein i shënoi tetë gola për Ferizajn, ndërsa shtatë i kishte Amanda Lemos.
Të shtunën u zhvilluan edhe dy ndeshje tjera të xhiros së 16-të. Samadrexha e mposhti Shqiponjën me rezultat 45:24. Ndërkohë Kastrioti fitoi si mysafir i skuadrës Jusuf Gërvalla me rezultat 48:37.

Lajme tjera