Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Istogu fiton derbin, kthehet në vendin e dytë

Istogu e ka fituar derbin e javës së 13-të të Superligës së Kosovës në hendboll për femra. Të dielen pasdite në Klinë, Istogu fitoi ndaj Prishtinës me rezultat 23:20. Pjesa e parë e ndeshjes u mbyll me një gol epërsi në të mirë të istogaseve, 8:7. Me fitore, Istogu është kthyer në vendin e dytë. I ka 21 pikë, dy më pak se Vushtrria që prinë. Prishtina është e katërta me 18 pikë. Në vendin e tretë është Shqiponja me 20 pikë. E. Kameri me 10 gola udhëhoqi Istogun drejt fitores. Gjashtë gola i realizoi A. Rugova. Te Prishtina u dallua A. Stagova me shtatë gola.

Të dielen u luajt edhe një ndeshje tjetër e javës së 13-të. Në Vushtrri u përballën skuadrat e fundit të tabelës, Samadrexha e Vëllaznimi. Fitore shënoi Samadrexha me rezultat 25:19. Tani të dy skuadrat i kanë nga tri pikë.

Dy ndeshjet tjera të javës së 13-të të kampionatit të femrave janë luajtur të shtunën. Të njëjtën ditë u luajtën edhe të gjitha ndeshjet e javës së 18-të në Superligën e meshkujve.

Istogu – Prishtina 23:20 (8:7)

Istogu: Avdylaj, Ujkiq, Kameri 10, Bakiq, Rrahmani, Rugova 6, Shehdadi, Fejza 2, F. Rexhaj 2, Halitaj, V. Rexhaj, Krasniqi 3.

Prishtina: Uka, Krasniqi, Bregovina, Prapashtica 1, Ferataj 3, Hashani, Berisha 3, Hoti 1, Mekolli, Prelvukaj 4, Matarova 1, Sopjani, Llapashtica, Stagova 7, Zeqiri.

Samadrexha – Vëllaznimi25:19 (15:7)

Samadrexha: Ar. Maloku, E. Basholli. L. Basholli 1, G. Basholli 8, D. Basholli 5, A. Maloku 4, Q. Basholli 6, Rr. Basholli, R. Maloku 1.

Vëllaznimi: Kastrati, Cermjani, Krasniqi, Bordoniqi 1, Bytyqi 3, Radoniqi 9, Zhubi, Lluka, Hana, Kusari 6.