Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Istogu fiton derbin me Vushtrrinë

Hendbollistet e Istogut e kanë fituar derbin me Vushtrrinë.
Të shtunën mbrëma në palestrën e qytetit në Istog, hendbollistet istogase fituan me rezultat 28:21. Ndeshja i takoi javës së 11-të të Superligës së Kosovës në hendboll.
Pjesa e parë ishte e barabartë, ndërsa në epërsi prej një goli ishin herë njëra e herë skuadra tjetër.
Por fillimi i pjesës së dytë i takoi Istogut që krijoi epërsi bindëse. Epërsia shkoi deri në dhjetë gola.
Albina Rugova ishte më efikasja me gjashtë gola. Nga katër i shënuan Natalia Milatoviq, Yllka Shatri e Dajana Milaniq.
Te Vushtrria, Gentiana Basholli i shënoi gjashtë gola, ndërsa pesë i kishte Agnesa Hysa.
Istogu udhëheq në tabelë me 22 pikë. Ka fituar të gjitha ndeshjet e deritashme. Vushtrria është e dyta me 18 pikë. Humbjet e vetme i ka nga Istogu.
Te hendbollistët, u luajt ndeshja e parë e Superligës B, përkatësisht e xhiros së 19-të.
Deçani ka fituar ndaj Llapit me rezultat 30:26.
Fatlind Mazrekaj shënoi 9 gola për Deçanin, ndërsa Ilir Thaqi i shënoi tetë gola.
12 gola i shënoi Blerton Hasani i Llapit.