Istogu fiton në Vushtrri, Vëllaznimi mposht Samadrexhën

Kampioni në fuqi, Istogu, e ka fituar edhe ndeshjen e dytë në Superligën e Kosovës në hendboll (femrat). Të dielën në palestrën “Jeton Tërstena – Tota”, Istogu e mposhti Vushtrrinë me rezultatin 27:25. Kjo ishte kryendeshja e xhiros së dytë të Superligës së hendbollisteve.

Të dielën u luajt edhe një ndeshje tjetër e javës së dytë. Në Gjakovë janë takuar Vëllaznimi e Samadrexha. Fitore me rezultat 28:24 ka shënuar skuadra gjakovare, Vëllaznimi.

Lajme tjera