Istogu fiton turneun ndërkombëtar në Gjakovë

KHF Istogu ka fituar turneun ndërkombëtar për hendbolliste që të hënën e të martën u mbajt në Gjakovë. Turneun tradicional për festat e marsit e organizoi KHF Shqiponja.
Pos Shqiponjës e Istogut morën pjesë Çairi i Shkupit dhe Nikshiqi i Malit të Zi.
Në gjysmëfinale, Istogu fitoi ndaj Çairit, kurse Nikshiqi e mposhti skuadrën nikoqire, Shqiponjën.
Në finale, Istogu fitoi ndaj Nikshiqit me rezultatin 28:17.
Esma Muratoviq është shpallur hendbollistja më e mirë e turneut.

Lajme tjera