Istogu i pandalshëm, mposht edhe Prishtinën

Istogu vazhdon të mbetet i pamposhtur në Superligën e Kosovës në hendboll në konkurrencë të femrave. Të shtunën në derbin e javës së 18-të, Istogu e mposhti Prishtinën me katër gola dallim, 33:29. Pas pjesës së parë rezultat ishte 19:14 për istogaset.

Istogu e kontrolloi lojën edhe në pjesën e dytë dhe fitoi dy pikë të reja. Kapitenia Albina Rugova dhe Esma Muratoviq shënuan nga 9 gola për Istogun. Te Prishtina nga 6 gola i shënuan Aida Stagova e Eduarda Kurteshi.
Istogu ka fituar 18 ndeshjet e deritashme dhe udhëheq në tabelë me 36 pikë. Prishtina mbetet e treta me 29 pikë. Mes tyre është Vushtrria me 32 pikë.

Vushtrria të shtunën fitoi në Gjakovë ndaj Shqiponjës me 40:29. Kampioni aktual, Ferizaj e mposhti skuadrën Jusuf Gërvalla me 42:27.

Fitore si mysafir shënoi edhe Vëllaznimi që e mposhti Vjosën me 26:17. Drita në Gjilan fitoi ndaj KEK-ut me rezultat 32:18.

Share on facebook
Share on twitter
Share on whatsapp
Share on email

Lajme tjera

Selektori i Kosovës në hendboll, Bujar Qerimi, të premten ka shpallur listën e lojtarëve të …

Në fundjavë luhen ndeshjet e xhiros së 27-të (të parafundit) të stinorit të rregullt të …

Skuadrat e kreut të tabelës nuk pritet të hasin në telashe për të fituar ndeshjet …

Ndeshjet e grupit të parë të fazës së parë kualifikuese për “Euro 2022” në konkurrencë …

Danimarka është prej vendeve me hendbollin më të zhvilluar të femrave. Dhe në elitën e …

Selektori i Kosovës në hendboll, Bujar Qerimi, të premten ka shpallur listën e lojtarëve të ftuar për ndeshjet me …

Në fundjavë luhen ndeshjet e xhiros së 27-të (të parafundit) të stinorit të rregullt të Superligës A të Kosovës …

Skuadrat e kreut të tabelës nuk pritet të hasin në telashe për të fituar ndeshjet e xhiros së 20-të …

Ndeshjet e grupit të parë të fazës së parë kualifikuese për “Euro 2022” në konkurrencë të femrave, do të …

Danimarka është prej vendeve me hendbollin më të zhvilluar të femrave. Dhe në elitën e këtij vendi prej edicionit …

Samadrexha e Shqiponja kanë fituar dy ndeshjet e së dielës në Superligën e hendbollisteve. Të dy skuadrat fituan ndeshjes …

Prishtinës i ka takuar ndeshja e fundit e xhiros së 26-të të Superligës A të Kosovës në hendboll. Të …

Nuk ka dhënë fitues derbi i xhiros së 19-të të Superligës së Kosovës në hendboll (femrat). Të shtunën në …