Istogu kampion për herë të parë

Istogu është kampion i Kosovës në hendboll në konkurrencën e femrave për edicionin 2018\19. Istogu titullin e parë në histori të klubit e ka siguruar të shtunën në palestrën “Jeton Tërstena – Tota” në Vushtrri.

Istogu e mposhti Vushtrrinë vendase me rezultat 28:26, në një ndeshje të fortë e dramatike. Për Istogun ishte kjo fitorja e dytë në finale të plejofit dhe kështu Istogut iu dorëzua Kupa e kampionit. Kupën kapitenes së Istogut, Albina Rugova, ia dorëzoi presidenti i Federatës së Hendbollit të Kosovës, Eugen Saraçini.

Istogu javë më parë fitoi edhe Kupën e Kosovës, ndërsa të shtunën është konfirmuar si skuadra më e mirë e këtij edicioni në hendbollin kosovar. Skuadra istogase kishte fituar kupën edhe para një viti, ndërsa tani i ka dhënë fund edhe pritjes për titull të kampionit.

Istogu të mërkurën në Pejë kishte fituar bindshëm ndaj Vushtrrisë, por të shtunën ndeshja ishte më e fortë. Vushtrriaset u mbajtën deri në fund, ndërsa pas pjesës së parë ishin në epërsi me rezultat 13:12. Por në minutat e fundit vendaset dështuan në disa aksione e në anën tjetër realizuan lojtaret istogase, për të shënuar fitoren përfundimtare të edicionit.

E. Kameri me 8 gola ishte më efikasja te Istogu, ndërsa 7 i realizoi S. Ujkiq. U dallua edhe portierja A. Shehdadi me shumë pritje vendimtare. Te Vushtrria prap në nivel të lartë ishte portierja Nj. Kelmendi, ndërsa më efikasja ishte A. Kelmendi me 8 gola.

Istogu kishte mbyllur stinorin e rregullt në vend të parë, ndërsa në gjysmëfinale të plejofit ka eliminuar Shqiponjën. Vushtrria e vendit të dytë në gjysmëfinale kishte eliminuar Prishtinën.
Ndeshja përfundimtare u luajt para afro 600 shikuesve.

Vushtrria – Istogu 26:28 (13:12)

Vushtrria: Nj. Kelmendi, B. Gubetini, Shala, Avdiu 2, Rama 5, Zymberi 2, Preniqi, Mehmeti, Paci 1, A. Kelmendi 8, Rrahmani, R. Gubetini, Selaci, Kasumi 4, Tahiri 4, Sfarqa.

Istogu: Shehdadi, Ujkiq 7, Kameri 8, Gashi, Shatri, Muratoviq 4, Zogaj, Rugova 4, F. Rexhaj, Halitaj, V. Rexhaj, D. Rexhaj, Ahmetxhekaj, Ferataj 4, Berisha, Krasniqi 1.

Share on facebook
Share on twitter
Share on whatsapp
Share on email

Lajme tjera

Kastrioti ka shënuar fitore që e kthen në vendin e tretë në tabelën e Superligës …

Vushtrria është kujdesur që të kthehet menjëherë në vendin e dytë në Superligën e Kosovës …

Besa Famgas nuk ka lejuar befasi duke fituar ndaj Trepçës, të mërkurën mbrëma. Ndeshja e …

Esma Muratoviq e ka udhëhequr Istogun drejt një tjetër fitoreje në Superligën e Kosovës në …

Edhe një ndeshje evropiane e kanë drejtuar gjyqtarët kosovarë të hendbollit. Të martën mbrëma në …

Kastrioti ka shënuar fitore që e kthen në vendin e tretë në tabelën e Superligës A (meshkujt). Në ndeshjen …

Vushtrria është kujdesur që të kthehet menjëherë në vendin e dytë në Superligën e Kosovës në hendboll në konkurrencë …

Besa Famgas nuk ka lejuar befasi duke fituar ndaj Trepçës, të mërkurën mbrëma. Ndeshja e luajtur në palestrën “Minatori” …

Esma Muratoviq e ka udhëhequr Istogun drejt një tjetër fitoreje në Superligën e Kosovës në hendboll. Istogu të mërkurën …

Edhe një ndeshje evropiane e kanë drejtuar gjyqtarët kosovarë të hendbollit. Të martën mbrëma në Shkup, Eshref Beqiri e …

Në prag të grumbullimit të Kombëtares së Kosovës për dy ndeshjet me Rumaninë, do të zhvillohen ndeshjet e xhiros …

Superliga e Kosovës në hendboll në konkurrencë të femrave vazhdon menjëherë të mërkurën (sot) me ndeshjet e javës së …

Lojtaret e Kosoves pershendesin njani tjetrin

Selektori i ri i Kosovës në hendboll, Bujar Qerimi, ka shpallur të hënën listën për dy ndeshjet e ardhshme. …