Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Istogu, kampion te fatosët

Janë zhvilluar garat e kampionatit të Kosovër për hendbollistët deri 14 vjet, përkatësisht për fatosët. Gara u zhvillua në Ferizaj, në formë turneu, ndërsa kampion u shpall Istogu.

Istogu në finale e mposhti Prishtinën, ndërsa vendi i tretë i takoi Kastriotit.

Me garën e fatosëve kanë përfunduar aktivitetet garuese për edicionin 2023/2024. Kampionati i fatosëve ka shërbyer edhe për përzgjedhjen e hendbollistëve premtues për kampin e FHK-së që fillon pas disa ditësh.