Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Istogu – Kastrioti, derbi i xhiros

Istogu – Kastrioti është derbi i xhiros së katërt të Superligës së Kosovës në hendboll në konkurrencë të femrave.
Kjo ndeshje zhvillohet të premten nga ora 19:00 në Banjë.
Kampioni në fuqi, Istogu, llogaritet favorit, por ekipi ferizajas ka nisur mirë edicionin dhe udhëton për befasi.
Istogu në xhiron e parë pësoi nga Ferizaj. Më pas shënoi fitore të vështirë ndaj Samadrexhës, kurse në xhiron e tretë e mposhti Vushtrrinë. Kastrioti në xhiron e parë mposhti Besën. Në xhiron e dytë ishte i lirë e në të tretën fitojë në Samadrexhë.
Të shtunën është ndeshja Prishtina – Samadrexha, që fillon në ora 16:30.
Ndeshjet Ferizaj – Besa dhe Vushtrria – Shqiponja janë shtyrë për shkak të ndeshjeve evropiane të Ferizajt.