Istogu kërkon titullin e parë, Vushtrria të kthejë atë

Kampionati i Kosovës në hendboll (femrat) poashtu ka histori prej disa dekadave dhe ka patur momentet e lavdisë së madhe. Këtë edicion për titull të kampionit garojnë Istogu e Vushtrria, që takohen në finale të plejofit. Ndeshja e parë luhet të mërkurën nga ora 18:00 në Pejë.

Istogu, klub i formuar në vitin 2004, po e kërkon titullin e parë në histori. Qyteti i Vushtrrisë duke përfshirë edhe fshatin e afërt të këtij qyteti, Samadrexhën, kanë traditë të gjatë e shumë të suksesshme në hendbollin e femrave.

Klubi nga Vushtrria në të kaluarën është quajtur Kosova, ndërsa ka fituar titullin e fundit në vitin 2009. Kosova e Vushtrrisë ishte kampione edhe në vitet 2008, 2005 e 2004 e poashtu në vitin 1980.

I kemi të evidentuar kampionët te hendbollistet që nga edicioni 1971\72, ndërsa kampionati është zhvilluar edhe në vitet 1960, 1961, 1962 e 1963 në formë të turneve.

Kampionët e Kosovës në hendboll (femrat):

2017/18ShqiponjaGjakovë
2016/17PrishtinaPrishtinë
2015/16Prishtina Prishtinë
2014/15KastriotiFerizaj
2013/14KastriotiFerizaj 
2012/13KastriotiFerizaj 
2011/12Prishtina Prishtinë 
2010/11PrishtinaPrishtinë 
2009/10PrishtinaPrishtinë 
2008/09KosovaVushtrri 
2007/08KosovaVushtrri 
2006/07Vicianet Samadrexhë 
2005/06Vicianet Samadrexhë 
2004/05Kosova  Vushtrri 
2003/04KosovaVushtrri 
2002/03KastriotiFerizaj 
2001/02KastriotiFerizaj 
2000/01KastriotiFerizaj 
1999/00KastriotiFerizaj 
1998/99       / Kampionati nuk u zhvillua për shkak të luftës
1997/98Samadrexha (kampion vjeshtorë)Kampionati u ndërpre për shkak të luftës 
1996/97PrishtinaPrishtinë 
1995/96VjosaShtime 
1994/95VjosaShtime 
1993/94       /  Nuk u zhvillua Kampionati fare
1992/93      /  Nuk u zhvillua Kampionati fare
1991/92      /  Nuk u zhvillua Kampionati fare
1990/91TrepçaMitrovicë 
1989/90SamadrexhaSamadrexhë 
1988/89ElektroekonomiaObiliq 
1987/88SamadrexhaSamadrexhë 
1986/87PrishtinaPrishtinë 
1985/86TrepçaMitrovicë
1984/85DeçaniDeçan 
1983/84DeçaniDeçan 
1982/83PrishtinaPrishtinë 
1981/82VëllaznimiGjakovë 
1980/81Prizreni Prizren 
1979/80KosovaVushtrri 
1978/79TrepçaMitrovicë 
1977/78Mokra GoraZubin Potok 
1976/77DeçaniDeçan 
1975/76BorciFerizaj
1974/75IbriLeposaviç 
1973/74TrepçaMitrovicë 
1972/73KosovaPrishtinë 
1971/72BuduçnostiPejë

Lajme tjera