Istogu me fitore bindëse drejt finales

Fituesi në fuqi i Kupës, KHF Istogu nuk ka hasur në vështirësi të mëdha për të kaluar në finale të Kupës së Republikës së Kosovës në hendboll për edicionin 2018\19 (femrat).

Të shtunën në gjysmëfinalen e parë të hendbollisteve, Istogu e mposhti kampionin aktual, Shqiponjën me rezultat 44:32. Pas pjesës së parë rezultati ishte 25:13 për istogaset e drejtuara nga Faruk Shala. Herët në ndeshje u bë e qartë që Istogu për momentin ka skuadër më cilësore se Shqiponja dhe këtë në fund e dëshmoi rezultati.

E. Kameri me 10 gola dhe E. Muratoviq me 9 ishin më efikaset te Istogu. Sh. Mehmeti shënoi 12 gola për Shqiponjën.

Istogu – Shqiponja 44:32 (25:13)

Istogu: Shehdadi, Ujkiq 4, Kameri 10, Gashi 1, Shatri 2, Muratoviq 9, Zogaj, Rugova 4, F. Rexhaj 4, Halitaj 2, D. Rexhaj 1, V. Rexhaj, Ahmetxhekaj, Ferataj 3, Krasniqi, Berisha 4.

Shqiponja: F. Ferizaj, L. Ferizaj 1, Goqi, E. Ferizaj, Mehmeti 12, Berisha 5, A. Goqi 6, Juniku, Nivokazi 8, Gashi, Nuza, Quni, Haxhosaj, Dedaj, Rexhepi, Dobrunaj.

Lajme tjera