Istogu me fitore të re, Samadrexha mposht Dritën

Istogu ka vazhduar me fitore në Superligën e Kosovës në hendboll në konkurrencë të femrave. Të dielën në kuadër të xhiros së 16-të, Istogu fitoi si vendas ndaj skuadrës deçanase Jusuf Gërvalla me rezultat 30:20.
Istogu udhëheq në tabelë me 32 pikë, katër më shumë se përcjellësja e parë, Prishtina. Istogaset i kanë fituar të gjitha 16 ndeshjet e deritashme. Jusuf Gërvalla është në pozitën e shtatë me 12 pikë.
Të dielën u luajt edhe një ndeshje tjetër e javës së 16-të. Samadrexha e ka pritur Dritën e Gjilanit. Skuadra vendase fitoi me rezultat 32:18.
Samadrexha është e nënta me 9 pikë. Drita mbetet e fundit, pa pikë.

Lajme tjera