Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Istogu mposht Vushtrrinë, Samadrexha fiton ndaj Kastriotit

Istogu ka vazhduar me fitore në Superligën e Kosovës në hendboll në konkurrencë të femrave.

Të shtunën mbrëma në Banjë, në kuadër të xhiros së 12-të, Istogu e mposhti Vushtrrinë me dhjetë gola dallim, 40:30.

Lana Paviçeviq e Nihed Limem i shënuan nga nëntë gola për istogaset. Gjashtë i kishte Suzana Ujkiq.

Te Vushtrria nga gjashtë gola i shënuan Burneta Rama, Fetane Uzunlar e Sevdanur Ozkan.

Istogu është lider me 20 pikë nga 11 ndeshje.

Vushtrria renditet e gjashta me tetë pikë.

Fitore si mysafire shënoi Samadrexha, që mposhti Kastriotin në Ferizaj me rezultat 44:28. Arlinda Maloku udhëhoqi Samadrexhën me dhjetë gola, derisa nëntë i shënoi Natalija Milatoviq. Nikelina Franca ishte më efikasja te Kastrioti me 10 gola, ndërsa tetë i realizoi Bintou Oulare.

Samadrexha me fitore doli në vendin e katërt me 12 pikë. Në vendin e pestë ra Kastrioti, që po ashtu i ka 12 pikë.