Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Istogu mposhtet në ndeshjen e parë të raundit të tretë të Kupës Evropiane

Kampioni i Kosovës në hendboll, Istogu, është mposhtur në ndeshjen e parë të raundit të tretë të Kupës Evropiane për hendbolliste.
Të dielën në Prishtinë, Istogu pësoi nga skuadra cilësore çeke, Hazena Kynzhvart.
Çeket shfaqën dukshëm më tepër dhe fituan me rezultat bindës, 44:30. Pjesa e parë përfundoi 24:12 për Kynzhvartin.
Maira Vitoria Vicentini Campos i shënoi 11 gola nga 16 tentime për Istogun. Sucacuexe Paulo Sebastio i kishte shtatë gola nga 11 tentime, ndërsa Lana Paviçeviq i realizoi pesë gola nga shtatë tentime.
Ndeshja e kthimit është më 17 nëntor në Cheb të Çekisë.