Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Istogu në finale te hendbollistet

Istogu është kualifikuar në finale të Kupës së Republikës së Kosovës në hendboll për femra. Në finale Istogu pritet të takohet me Kastriotin e Ferizajt. Në ndeshjet gjysmëfinale që u luajtën të premten në palestrën “Karagaçi” në Pejë, Kastrioti e mposhti Shqiponjën, ndërsa Istogu fitoi ndaj Vushtrrisë.

Të dy ndeshjet gjysmëfinale ishin të forta dhe përfunduan me nga vetëm një gol dallim.
Gjysmëfinalja e parë ishte ajo mes Shqiponjës së Gjakovës dhe Kastriotit. Derisa Shqiponja është në garë për titull në Superligën A, Kastrioti bënë gara në Superligën B.  Por gjysmëfinalen e Kupës e fitoi Kastrioti me rezultat 29:28. Pas pjesës së parë rezultati ishte i barabartë, 18:18. A. Dinarica me tetë gola ishte më efikasja te Kastrioti. Ndërsa Sh. Fazlija shënoi 13 herë për Shqiponjën. Por kjo ndeshje nuk pati rrjedhë krejt normale. Në minutën e 60-të ndeshja u ndërpre për plot 23 minuta, pas pakënaqësive që kishte skuadra e Shqiponjës me referim. Për këtë ndeshje Shqiponja ka paraqitur ankesë, që pritet të shqyrtohet nesër. Vetëm pasi të shqyrtohet ankesa nga organi përkatës, ndeshja do të regjistrohet.

Në gjysmëfinalen e dytë u takuan dy skuadrat që luftojnë edhe për titull, Vushtrria që është lider dhe Istogu që mban pozitën e tretë. Rezultati në fund ishte 20:19 në të mirë të Istogut. Pas pjesës së parë istogaset kishin tri gola epërsi (13:10). E. Kameri me dhjetë gola ishte më efikasja te Istogu. Sh. Tahiri shënoi pesë herë për Vushtrrinë.

Finalja e Kupës në konkurrencë të femrave luhet të dielën nga ora 17:00 në palestrën “Karagaçi” në Pejë.

Shqiponja – Kastrioti 28:29 (18:18)

Shqiponja: Haxhosaj, Rudaku, Juniku 3, Nivokazi 1, Berisha 1, Fazlija 13, Mehmeti 3, Goqi 1, Malaj 5, E. Goqi, Dobruna 1, L. Ferizi, E. Ferizi, Nuza, Bajrami, Gashi.

Kastrioti: Saliu, Stagova, S. Reqica, Muhaxheri 3, Misini, E. Reqica 1, Salihu 5, Qerkini 4, Gashi 5, A. Dinarica 8, Gashi 3, M. Dinarica, Gurgurovci, Rugova.

Istogu – Vushtrria 20:19 (13:10)

Istogu: Abdylaj, Ujkiq, Kameri 10, Bakiq, Zogaj, Shatri, Rrahmani 1, Rugova 3, Shehdadi, Fejzaj, F. Rexhaj 2, Halitaj, V. Rexhaj, Krasniqi 4, Berisha.

Vushtrria: Kelmendi, Gubetini, Salihu, Shala 4, Avdiu 3, Zymberi 3, Preniqi 1, Mehmeti, Sfarqa, Paci 1, R. Gubetini, Murati, Kasumi 2, Tahiri 5, Rrahmani.

Lajme tjera