Istogu në finale të plejofit për herë të parë

Istogu e ka fituar edhe ndeshjen e dytë ndaj Shqiponjës dhe për herë të parë do të luajë në finale të plejofit në Superligën e Kosovës në hendboll (femrat).

Të mërkurën në ndeshjen e dytë gjysmëfinale të luajtur në Gjakovë, Istogu fitoi ndaj Shqiponjës me rezultat 31:25 dhe kështu siguroi finalen. Ndeshjen e parë të luajtur në Pejë, Istogu eko kishte fituar me rezultat 35:26.

Në ndeshjen e dytë gjysmëfinale, rezultati pas pjesës së parë ishte 17:13 për istogaset. S. Ujkiq me 8 gola ishte më efikasja te Istogu, ndërsa 7 gola i realizoi P. Ferataj. Nga 9 gola për Shqiponjën i shënuan Sh. Mehmeti e A. Nivokazi.

Istogu ka përfunduar stinorin e rregullt në vend të parë, ndërsa Shqiponja në vend të katërt. Kështu Kosova do të ketë një kampion të ri te hendbollistet. Shqiponja nuk do të mbrojë titullin e fituar vitin e kaluar.

Shqiponja – Istogu 25:31 (13:17)

Shqiponja: F. Ferizaj, L. Ferizaj 1, A. Goqi 2, Mehmeti 9, Nivokazi 9, Berisha 3, E. Goqi, E. Ferizaj 1, Nuza, Dedaj, Rexhepi, Dobruna, Quni, Knushi.

Istogu: Ujkiq 8, Kameri, Gashi 1, Shatri, Muratoviq 5, L. Zogaj, D. Zogaj, Rugova 6, Shehdadi, F. Rexhaj 4, Halitaj, D. Rexhaj, V. Rexhaj, Ahmetgjekaj, Ferataj 7, Berisha.

Lajme tjera