Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Istogu sipas planit ndaj skuadrës Jusuf Gërvalla

Kampioni aktual, Istogu, ka shënuar fitore të pritur ndaj skuadrës deçanase, Jusuf Gërvalla. Të dielën në Banjë, në kuadër të javës së 14-të, Istogu fitoi bindshëm, 50:21.
Ishte kjo ndeshja e fundit e xhiros së 14-të në Superligën e hendbollisteve.
Albina Rugova i shënoi 11 gola për Istogun. Nëntë i kishte Arlinda Dinarica e tetë Doresa Rugova.
Arjeta Imseraj i shënoi më shumë se gjysmën e golave për Jusuf Gërvallën. Ajo ndeshjen e përfundoi me 12 gola.
Istogu është i dyti me 26 pikë, dy më pak se lideri, Ferizaj.
Jusuf Gërvalla mban pozitën e tetë me pesë pikë.

Lajme tjera