Istogut i takon derbi, Shqiponja fiton në Vushtrri

Të shtunën janë luajtur dy ndeshjet e para të javës së 13-të të Superligës së Kosovës në hendboll (femrat). Derbi në mes të Istogut e Prishtinës është zhvilluar në Junik, ndërsa fitore ka shënuar Istogu me rezultat 31:25.

Prishtinaset nisën më mirë ndeshjen dhe ishin në epërsi të lehtë deri në minutën e 21-të, kur istogaset barazuan në 9:9. Më pas lojtaret e Istogut kaluan në epërsi të lehtë, ndërsa pjesa e parë përfundoi me rezultat 15:14 në të mirë të Istogut. Prishtina nuk u dorëzua dhe kaloi prap në epërsi në minutën e 36-të (18:17), ndërsa kishte epërsi edhe me rezultat 19:18 e 20:19. Por lojtaret e Istogut e kthyen epërsinë dhe pas minutës së 45-të rezultati nuk u barazua më.  Istogu krijoi epërsi deri në shtatë gola (31:24), ndërsa rezultati në fund ishte 31:25.

Pesë lojtare shënuan gola për Istogun. A. Rugova e S. Ujkiq shënuan nga 7 gola, P. Ferataj e E. Muratoviq nga 6, kurse E. Kameri realizoi 5 gola. Te Prishtina më efikasja ishte A. Stagova me 10 gola. Istogu është në vend të parë me 24 pikë, ndërsa Prishtina në vend të katërt me 18 pikë.

Në vend të dytë është ngritur kampioni aktual, Shqiponja, që fitoi ndaj Samadrexhës në Vushtrri me rezultat 34:21. Shqiponja tani i ka 21 pikë, një më shumë se Vushtrria që luan të dielen. Samadrexha është e gjashta me 10 pikë.

Te Shqiponja më efikasja ishte Sh. Mehmeti me 12 gola. G. Basholli shënoi 8 gola për Samadrexhën.

Tri ndeshjet tjera të javës së 13-të janë të dielen (nesër).

Istogu – Prishtina 31:25 (15:14)

Istogu: Shehdadi, Ujkiq 7, Kameri 5, Shatri, Muratoviq 6, F. Rexhaj, Halitaj, V. Rexhaj, Rugova 7, Ferataj, Gashi.

Prishtina: Fazlija 4, Mekolli 3, Matarova 1, Berisha 1, Stagova 10, Krasniqi 3, Llapashtica, Hashani 2, Prelvukaj 1, A. Krasniqi, Uka.

Samadrexha – Shqiponja 21:34 (7:19)

Samadrexha: Ar. Maloku, Q. Basholli 6, R. Maloku, G. Basholli 8, D. Basholli 2, A. Maloku 5, T. Maloku, Surdulli, E. Basholli, Rr. Basholli, L. Basholli, Halili.

Shqiponja: Ferizaj, Mehmeti 12, Berisha 6, Goqaj, Goqi 7, Juniku 1, Nivokazi 8, Malaj, Quni, Rexhepi.

Lajme tjera