Istogut i takon edhe një derbi

Istogu ishte i pandalshëm në derbin e javës së tretë të Superligës së hendbollisteve.
Të shtunën mbrëma në palestrën “Bill Clinton”, Istogu e mposhti Ferizajn vendas me rezultat bindës, 37:28. Pas pjesës së parë rezultati ishte 20:12 për istogaset.

Natalia Milatoviq ishte më efikasja me 13 gola. Anja Bojaniq i shtoi 9 gola, ndërsa 7 i realizoi Esma Muratoviq. Meri Koneski i shënoi 14 gola për Ferizajn.

Istogu është në vendin e dytë me 6 pikë, sa i ka Vushtrria në vend të parë. Ferizaj renditet i pesti me 4 pikë.
Fitore bindëse shënoi Prishtina. Skuadra kryeqytetase fitoi 47:19 ndaj Vëllaznimit të Gjakovës. Alma Nivokazi i realizoi 10 gola, ndërsa nga 9 i kishin Ivana Bojoviq dhe Simone Keita. Bora Zejnullahu me 6 gola ishte më efikasja te Vëllaznimi.

Jusuf Gërvalla ka fituar pikët e para këtë edicion. E ka mposhtur Ulpianën në udhëtim me rezultat 41:32.

Lajme tjera