Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Jahja – Xhema drejtojnë ndeshjen Bullgari – Turqi

Gjyqtarët kosovarë të hendbollit kanë vazhduar me paraqitje në skenën evropiane.
Të mërkurën në Shumen të Bullgarisë, u takuan Kombëtaret e Bullgarisë dhe Turqisë.
Ndeshja ishte e vlefshme për kualifikimet për Euro 2024 për hendbolliste. Këtë ndeshje me sukses të plotë e drejtuan gjyqtarët prishtinas, Besfort Jahja e Sherif Xhema.
Fitore me rezultatin 30:24 shënoi Turqia.
Pjesë e kualifikimeve është edhe Kombëtarja jonë, por që nuk ka ndeshje këtë javë pasi është në grup me tri kombëtare. Në grupin 8, Danimarka fitoi 26:22 ndaj Polonisë në Lubin.