Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Java e ndeshjeve të shumta evropiane për skuadrat tona

Kjo javë është e mbushur me ndeshje evropiane të skuadrave kosovare të hendbollit. Disa prej tyre do të luajnë në shtëpi e disa në udhëtim.

Kampioni te hendbollistët, Besa Famgas, të dielën nga ora 18:00 luan në Banjallukë ndaj Borcit. Është kjo ndeshja e parë e raundit të dytë të Kupës Evropiane (EHF European Cup). Besa do ta ketë përparësinë e terrenit vendas në ndeshjen e kthimit, që luhet në “Karagaçi” të Pejës më 23 tetor.

Te hendbollistet, në Kupën Evropiane paraqiten katër skuadra të vendit tonë. Të gjitha fillojnë në raundin e dytë.
KHF Istogu të premten e të shtunën në palestrën e këtij qyteti përballet me skuadrën islandeze, KA/Por.
KHF Prishtina të shtunën prej orës 17:00 e pret Vardarin e Shkupit. Ndeshja e kthimit luhet më 23 tetor në Shkup.
KHF Vushtrria të shtunën e të dielën luan me skuadrën zvicerane SPONO Eagles. Të dy takimet janë në Nottwil të Zvicrës.

Dy ndeshjet në udhëtim është pajtuar t’i luaj edhe KHF Ferizaj. Ferizaj përballë do ta ketë skuadrën holandeze, JuRo Unirek VZV. Takimet në Holandë janë më 23 e 24 tetor.