Java nis me ndeshjen Prishtina – Kastrioti

Prishtina e Kastrioti luajnë në mes vete në takimin më interesant të javës së 22-të të Superligës A të Kosovës në hendboll (meshkujt). Ky takim luhet të shtunën (nesër) nga ora 14:00 në Prishtinë. Prishtina është e dyta me 38 pikë, kurse Kastrioti i treti me 24 pikë.

Dy ndeshjet tjera të Superligës A luhen të dielen. Besa FamGas e pret Dritën nga ora 16:00 kurse nga ora 17:00 në Gjakovë luajnë Vëllaznimi e Zhegra. Besa është e para në tabelë me 40 pikë, kurse Drita e katërta me 24 pikë. Më poshtë janë Zhegra me 19 pikë dhe Vëllaznimi me 17.

Në Superligën B luhen ndeshjet e javës së 21-të. Të shtunë nga ora 15:00 Samadrexha e pret Trepçën kurse Vushtrria e Llapi luajnë nga ora 19:00.

Edhe në Superligën e femrave të gjitha ndeshjet e javës së 14-të janë të shtunën (nesër). Derbi luhet në Prishtinë mes Prishtinës e Vushtrrisë, nga ora 17:00. Prishtina është e katërta me 18 pikë kurse Vushtrria e para me 23 pikë. Ndeshjet tjera janë: Shqiponja – Samadrexha (13:30), Vëllaznimi – Istogu (17:00), Kastrioti – Drita (17:30).

Këtë fundjavë luhen edhe ndeshjet e javës së 11-të në Ligën e Parë të meshkujve dhe javës së 13-të në Ligën e Parë të femrave. Te meshkujt të shtunën janë këto ndeshje: Ulpiana – KEK-u (13:30), Deçani – Lepenci (16:00), Prizreni – Dukagjini (15:30).

Te femrat të shtunën janë ndeshjet Jusuf Gërvalla – Trepça (12:00) e Deçani – Llapusha (14:00). Ndërsa të dielen luhen takimet: CLICK – Ulpiana (14:00), Dukagjini – KEK-u (13:00), Prizreni – Vjosa (15:30).

Lajme tjera