Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Javë pa derbi te hendbollistet

Skuadrat e kreut të tabelës nuk pritet të hasin në telashe për të fituar ndeshjet e xhiros së 20-të të Superligës së hendbollisteve, që luhen këtë fundjavë.
Deri në fund të stinorit të rregullt kanë mbetur edhe tri xhiro për t’u zhvilluar.

Në kuadër të javës së 20-të, të shtunën janë takimet Shqiponja – Kastrioti (14:00), Samadrexha – Jusuf Gërvalla (17:00) e Drita – Prishtina (15:30).

Të dielën janë takimet Ferizaj – Vëllaznimi (16:00) dhe Istogu – Vjosa (17:00). Të mërkurën luhet ndeshja Vushtrria – KEK-u (17:00).

Në tabelë udhëheq Istogu me 38 pikë, i përcjellë nga Vushtrria me 34 pikë dhe Prishtina me 30. Kampioni aktual, Ferizaj, është i katërti me 27 pikë, ndërsa pasojnë Kastrioti e Shqiponja.

Në Ligën e Parë të hendbollisteve, të dielën luhen tri ndeshje të javës së 14-të. Prizreni – Ulpiana e Llapusha – Trepça zhvillohen nga ora 14:00, ndërsa prej orës 17:00 është takimi Dukagjini – CLICK.