Jupa: Motivi është maksimal, presim përkrahjen e tifozëve

Pivoti Kastriot Jupa ka treguar që atmosfera në Kombëtaren e Kosovës është shumë e mirë. Kombëtarja jonë po vazhdon përgatitjet për ndeshjen me Bosnjë-Hercegovinën, që zhvillohet të mërkurën prej orës 20:15.
Sipas Jupës, motivi te lojtarët është shumë i madh.
“Jemi të motivuar dhe shumë të uritur për sukses. E dimë që përballë kemi një Kombëtare cilësore, por edhe ne kemi cilësi e tashmë edhe përvojë. Përkushtimi është maksimal, ndërsa synimi dihet – fitorja. Presim që të ketë numër të konsiderueshëm shikuesish dhe që përkrahja nga tribunat të jetë e madhe. Premtojmë që përkrahjen do ta shpërblejmë me angazhim maksimal dhe lojë të mirë”, ka theksuar Jupa, njëri prej lojtarëve me përvojën më të madhe në Kombëtaren tonë.
Ndeshja Kosova – Bosnja luhet në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë.

Lajme tjera