Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Kabashi MVP, Mulaj golashënuesi më i mirë

Dy hendbollistët e Kosovës i kanë fituar çmimet individuale të IHF Trophy për zonën evropiane në grupmoshën U18.

Të shtunën në finale Kombëtarja e Kosovës fitoi ndaj Bullgarisë me rezultat 33:31 dhe kështu u kualifikua për fazën ndërkontinentale. Në garë me fituesit e kontinenteve tjera e synojmë biletën për Kampionatin Botëror.

Portieri i Kombëtares sonë, Olt Kabashi ka shkëlqyer gjatë gjithë kampionatit dhe u shpall MVP, përkatësisht lojtari më i vlefshëm i IHF Trophy për zonën evropiane (U18).

Ndërkohë Olsi Mulaj është golashënuesi më i mirë. Mulaj ishte i pandalshëm, ndërsa shkëlqeu edhe në finale, ndonëse kishte një lëndim të dorës.

Në grupmoshën U20, çmimin MVP e fitoi Andrey Zechev i Bullgarisë. Ai udhëhoqi Bullgarinë drejt titullit të kampionit.

Christos Tartios i Qipros është golashënuesi më i mirë i IHF Trophy në grupmoshën e juniorëve.