Kadetet e Ferizajt festojnë titullin e kampionit

KHF Ferizaj po lufton për trofe me të rriturat, por kjo skuadër po dëshmon që edhe të ardhmen e ka të ndritur. Ferizaj të shtunën e ka festuar titullin e kampionit të Kosovës në grupmoshën e kadeteve.
Në palestrën “Bill Clinton”, kadetet e Ferizajt në kuadër të xhiros së 21-të kanë fituar me rezultat 34:30 ndaj Prishtinës.
Ferizajaset e reja udhëheqin në tabelë me 38 pikë, një xhiro para fundit. Bëhet fjalë për një gjeneratë që vlerësohet me potencial për të ardhmen, ndërsa nga kjo gjeneratë shumë lojtare do ta bartin barrën në ekipet e të rriturave shumë shpejtë.

Lajme tjera