Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Kafexholli përshëndetet me skuadrën Stans, kalon te Spono Eagles

Portierja kosovare, Venera Kafexholli, ka vendosur për hap të ri në karrierë. Ajo të shtunën e luajti ndeshjen e fundit për skuadrën e kategorisë së dytë zvicerane, BSV Stans. Prej muajit të ardhshëm 20-vjeçarja i bashkohet skuadrës së njohur nga Zvicra, Spono Eagles. Synimi i Venerës është që të zë vend në ekipin e parë të Spono Eagles.

Venera e ka nisur karrierën pikërisht te Spono, ku qëndroi katër vite. Në dy vitet e fundit ishte te skuadra Stans, ku kishte paraqitje të mira.

Venera Kafexholli vjet luajti për Kosovën U19 në Evropianin e Divizionit B. Tani është kandidate për vend në Kombëtaren A.

Lajme tjera