Kampionati fillon me derbi

Prishtina – Ferizaj është derbi i madh i xhiros së parë në Superligën e Kosovës në hendboll (vajzat). Shorti është tërhequr të martën në lokalet e FHK-së. Shortin e kanë tërhequr komesari i garave, Isak Osmani dhe administratori i garave, Nikollë Quni.

Kampionati 2022/2023 nisë më 17 shtator, ndërsa ndeshjet tjera të xhiros së parë janë: Shqiponja – Vëllaznimi, Dukagjini – Kastrioti, Jusuf Gërvalla – Vushtrria dhe Istogu – Samadrexha. Kampion aktual është Istogu.

Lajme tjera