Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Kampioni sipas parashikimeve, Trepça fiton në Drenas

Me dy ndeshjet që u zhvilluan të shtunën në mbrëmje (19:00) ka filluar stinori pranveror në Superligën e Kosovës në hendboll (meshkujt). Të dy ndeshjet e xhiros së 15-të kishin peshën e tyre në synimet e skuadrave për edicionin aktual.

Kështu kampioni aktual, Besa Famgas, ashtu si pritej, fitoi në Pejë ndaj Dritës së Gjilanit me rezultatin e thellë, 39:11 . Për Besën është fitorja e 14-të në këtë kampionat dhe ajo shkëputet në krye të tabelës me 28 pikë, dy më tepër se Kastrioti që ndeshjen e javës së 15-të e luan të dielen (nesër). Drita mbetet e katërta me 20 pikë.

Ndeshja tjetër e së shtunës u luajt në Drenas në mes të Drenicës dhe Trepçës. Pasi vendasit u mbajtën në pjesën e parë duke pësuar me rezultat 9:8, në të dytën mitrovicasit u paraqitën më fuqishëm dhe arritën te fitorja me 5 gola dallim. Trepça fitoi dy pikë shumë të rëndësishme për t’i ikur pjesës së poshtme të tabelës, ndërsa rezultati ishte 23:18 në të mirë të saj. Sali Maxhera udhëhoqi “xehetarët” me 10 gola.Trepça është ngritur në vend të shtatë me 9 pikë, derisa Drenica mbetet e nënta me 6 pikë.

Tri ndeshjet tjera të javës së 15-të janë të dielen (nesër). Nga ora 16:00 takohen Zhegra e Prishtina, ndërsa një orë më vonë (17:00), nisin dy ndeshjet tjera. Në Gjakovë luajnë Vëllaznimi e Samadrexha, kurse në Vushtrri skuadra me të njëjtëin emër e pret Kastriotin e Ferizajt.

Besa Famgas – Drita 39:11 (21:5)

Besa Famgas: Mehmeti, B. Idrizi 2, Broqi 1, Gjuka 2, Jupa 5, Bislimi 4, Tetova 1, Çuziq, D. Tahirukaj 1, Dri. Tahirukaj 8, Ramosaj 1, Kukrika 2, Berisha, Y. Muqolli 7, Tafilaj 3, J. Muqolli 2.

Drita: Mehmeti 1, Tosku 2, Veliu 1, Misini 2, Sllamniku 4, Latifi 1, Musliu, Sylejmani.

Drenica – Trepça 18:23 (8:9)

Drenica: Lladrovci, Haxhaj 1, Zariqi, Muqolli, Qorri 9, Klinaku 2, Mehmeti 6, Thaqi, Zymeri, Haxhiu.

Trepça: Nimani, Beqiri, Sejdijaj, Qabra, Shabani 3, Shala 3, Mujka 2, Pllana, Fejzullahu 3, Maxhera 10, Abazxhiku 2, Tahiri, Terziqi, Buqinca.