Besa Famgas – Rahoveci është kryendeshja e xhiros së parë të Superligës së Kosovës në hendboll në konkurrencën e meshkujve.
Shorti për edicionin garues 2024/2025 është tërhequr të premten në lokalet e Federatës së Hendbollit të Kosovës.
Rahoveci është kampion në fuqi, kurse Besa mbeti pa titull edicionin e kaluar, pas dominimit shumë të gjatë.
Të dy skuadrat kanë nisur përgatitjet dhe synojnë shumë në edicionin e ardhshëm. Besa e Pejës e Rahoveci do të garojnë edhe në Evropë.
Ndeshjet tjera të xhiros së parë janë: Trepça – Vushtrria, Vjosa – Kastrioti, Llapi – Prishtina.
Ndeshjet e xhiros së parë janë më 14 e 15 shtator. Një javë më herët planifikohet gara për Superkupë në të dy konkurrencat.