Kapiteni Valon Dedaj ishte mungesë e madhe te Kombëtarja e Kosovës në hendboll në dy ndeshjet e para kualifikuese për Euro 2024.
Dedaj kthehet për ndeshjet e javës së ardhshme me Bosnjë-Hercegovinën, ndërsa po kalon formë të lartë. Ai pritet të jetë i rëndësishëm në ndeshjet vendimtare ndaj Bosnjës.
Dedaj të premten realizoi katër gola nga pesë tentime për Kreuzlingenin që në Superligën e Zvicrës u mposht nga Pfadi Winterthur me rezultat 33:27.
Dedaj ka shfaqur formë të mirë në javët e fundit dhe është njëri prej pesë lojtarëve më të mirë të Superligës së Zvicrës për muajin shkurt.
Përvoja dhe organizimi i lojës së Dedajt pritet të jenë me shumë vlerë në ndeshjet me Bosnjë-Hercegovinën. Ndeshja e parë është të mërkurën në Prishtinë.
Te Kreuzlingeni luajnë edhe Bujar Ramosaj, Drilon Tahirukaj, Haris Berisha e Drenit Tahirukaj. Të gjithë janë shumë të rëndësishëm edhe te Kombëtarja e Kosovës.