Kapiteni Valon Dedaj është i motivuar për ta udhëhequr lojën e Kombëtares së Kosovës në ndeshjen e së mërkurës ndaj Rumanisë. Rumania vlerësohet rival i vështirë por Dedaj thotë se si vendas mund të përballen me të gjithë. “Stërvitjet po shkojnë mirë. Gjithmonë them se në Kosovë nuk i frikësohemi askujt sepse luajmë hendboll të mirë. Por Rumania është e fuqishme në hendboll. Besoj se të mërkurën do të jetë një ndeshje e mirë dhe e fortë. Gjasat për sukses i kemi”, ka theksuar Dedaj.