Kapiteni Valon Dedaj: Suksesin e kërkojmë në ndeshjet tjera

Valon Dedaj gjate intervistes pas lojes kunder Suedise

Ndeshjen e kemi filluar shumë mirë, sidomos në sulm, kurse në mbrojtje kemi luftuar së bashku. Më pas e pamë se ata kanë shumë kualitet, luajnë në ligat më të forta në botë. Pjesa e parë për mua ka qenë shumë e mirë, e suksesshme, edhe në mbrojtje edhe në sulm. Në pjesën e dytë e kemi pasur të vështirë pasi edhe nuk kishim më fuqi. Ata mundën t’i ndërronin lojtarët ndërsa ne mund të luanim me 8-9 lojtarë. Aty është vërejtur mungesa e disa lojtarëve për shkak të lëndimit, por loja ka qenë e mirë deri diku.

Shpresoj të marrë fund sa më shpejtë pandemia sepse neve na mungojnë shumë shikuesit. Në Kosovë, kur luajmë me shikues, çdo ekip na ka frikën dhe ne marrim më shumë zemër kur kemi tifozë. Besoj se me Rumaninë në Kosovë do të fitojmë. Nuk janë shumë më të mirë se ne, por ne jemi luftarakë. Besoj se kur të jenë ndeshjet kthyese në muajin mars, do të kemi suksese me Rumaninë dhe me Malin e Zi.

Lajme tjera