Kastrioti e Drita shënojnë fitoret e rradhës

Kastrioti i Ferizajt dhe Drita e Gjilanit kanë vazhduar me fitore në Superligën e Kosovës në hendboll. Të shtunën në javën e katërt, Kastrioti fitoi në Ferizaj ndaj Vëllaznimit të Gjakovës me rezultat të lartë, 38:19. Për Kastriotin kjo ishte fitorja e katërt dhe tashmë shkëputet në krye të klasifikimit me tetë pikë. Kastrioti këtë edicion synon të luftojë si për titull të kampionit ashtu edhe për Kupë të Kosovës, ndërsa pas një jave e presin edhe sfidat evropiane, që shpreson t’i kalojë me sukses.

Drita në Gjilan fitoi ndaj Vushtrrisë me tetë gola dallim, me rezultat 33:25. Për Dritën ishte fitorja e tretë nga po aq ndeshje, ndërsa ende nuk e ka luajtur takimin me Samadrexhën.
Fitoren e parë në këtë edicion e ka shënuar Trepça, që fitoi në Vushtrri ndaj Samadrexhës me rezultat 24:18.

Të dielen (nesër) luhet ndeshja në mes të Prishtinës e Drenicës (13:00), derisa takimi Besa Famgas – Zhegra luhet në mesjavë, pasi Besa të dielen luan në Norvegji ndaj Drammenit, në kuadër të Kupës së EHF-së.

Kastrioti – Vëllaznimi 38:19 (16:9)

Kastrioti: Kolev, D. Dugolli, Syla 4, Rudari 2, Salihu 3, A. Dugolli 4, Terziqi 7, Prekazi 1, Shabani 4, Haxhimusa, Ramadani 1, B. Syla 4, Mustafa 2, Rajatovski 6, Esati.

Vëllaznimi: Neziri 8, Spahija, Mamusha 2, Rama 3, Rexha 1, Halili 1, Fana 2, Gaxha 1, Luzha 1.

Samadrexha – Trepça 18:24 (7:12)

Samadrexha: V. Bunjaku, K. Maloku 5, D. Basholli 3, A. Basholli, A. Maloku 8, F. Maloku, S. Maloku 2, Jashari, Sh. Maloku, B. Maloku.

Trepça: Beqiri, Pllana, Beqiri 2, Qela, Shabani 6, Fejzullahu 2, Qela 1,Zhuri 3, Mujka 8, Shala 2, Terziqi, Tahiri.

Drita – Vushtrria 33:25 (16:13)

Drita: Mustafi 2, Veliu, Mehmeti, Selmani 7, Cimili 5, Shahini 3, Misini 4, Shaqiri 1, Gubetini 7, Maxhera 4.

Vushtrria: Lahu 2, Krasniqi 3, Emini, Hyseni 2, Mejzini 5, Jashari, F. Jashari 2, Sadiku 5, Ahmeti 3, Melenica, Pllana, Abazxhiku 3, Karaqa.

Lajme tjera