Kastrioti i Ferizajt ka pësuar humbje në ndeshjen e parë të rrethit të dytë të Kupës Sfiduese (Challenge Cup) për hendbollistë. Të shtunën në Pragë të Çekisë, skuadra ferizajase u mposht nga Dukla Praha me rezultat 39:26. Pas pjesës së parë rezultati ishte 21:12 për skuadrën çeke.
Ndeshja e dytë zhvillohet menjëherë të dielen nga ora 18:00 në Pragë. Me marrëveshje të klubeve, të dy ndeshjet zhvillohen në kryeqytetin e Çekisë. Kastrioti ka nisur mirë ndeshjen dhe kishte momentet e mira të tij, por më shumë ka shfaqur Dukla që në fund edhe fitoi dhe bëri hapin e madh drejt rrethit tjetër të garave. Ky është edicioni i fundit i Kupës Sfiduese, ndërsa prej edicionit të ardhshëm garat evropiane zhvillohen me format tjetër.
Të shtunën Kastrioti luajti në cilësinë e vendasit, kurse më efikasi ishte Beni Syla me 10 gola. Jeton Bislimi, Festim Mustafa e Arben Dugolli shënuan nga 4 gola.
Kastrioti – Dukla Praha 26:39 (12:21)
Kastrioti: Beni Syla 10, Vlerson Zherka 1, Arben Dugolli 4, Ylli Qerimi, Jeton Bislimi 4, Lulzim Shabani 1, Rron Ramadani 1, Dardan Dugolli, Aldi Rudari, Festim Mustafa 4, Liridon Esati, Donat Ramadani, Pece Rajtoski 1, Besnik Bytyçi.