Kastrioti e Prishtina fitojnë thellë, drama në Gjilan i takon Vushtrrisë

Kastrioti e Prishtina nuk kanë pasur telashe për të fituar ndeshjet e javës së tretë të Superligës së Kosovës në hendboll. Kastrioti i Ferizajt fitoi me 20 gola dallim ndaj Drenicës në Drenas (35:15), ndërsa Prishtina e mposhti Trepçën në Mitrovicë me rezultat  36:21. Këto dy ndeshje janë luajtur të shtunën mbrëma.

Për Kastriotin ishte fitorja e tretë në po aq ndeshje dhe tashmë prinë e vetme në tabelë me 6 pikë.  Por Besa Famgas e Drita, që kanë nga dy fitore, nuk i kanë luajtur ende takimet e tyre të javës së tretë. Për Prishtinën ishte fitorja e dytë. Trepça e ka humbur edhe ndeshjen e tretë të saj, ndërsa Drenica ka një fitore e dy humbje.

Ndeshje dramatike ishte ajo e luajtur në Gjilan në mes të Zhegrës dhe Vushtrrisë. Fitore me një gol dallim, 30:29 shënoi skuadra vushtrriase. Zhegrasit e fituan pjesën e parë me rezultat 14:13, por Vushtrria nuk u dorëzua dhe në fund ia doli të fitoi dy pikë. Vushtrria ka një fitore, një barazim e një humbje, derisa Zhegra i ka humbur tri takimet e deritashme.

Në pjesën e dytë të ndeshjes në Gjilan, Zhegra pati epërsi edhe prej katër golave. Kështu rezultati në minutën e 43-të ishte 23:19 e më pas edhe 24:20. Në minutën e 55-të rezultati ishte 28:25, por djelmoshat vushtrrias të  Izedin Nuhit treguan karakter dhe nuk u  dorëzuan. Në minutën e fundit ia dolën të barazojnë rezultatin në 29:29 e madje edhe të shënojnë golin e fitores, 30:29.

Të dielen (nesër) luhet ndeshja në mes të Vëllaznimit e Besa Famgas që fillon në ora 17:00. Takimi Samadrexha – Drita pritet të luhet javën tjetër.

Trepça – Prishtina 21:36 (9:19)

Trepça: Terziqi, Tahiri, Shala 2, Zhuri 5, Mujka 2, Fejzullahu 2, Çela 3, E. Beqiri , Pllana 2, Y. Beqiri 2, Qela, Voca, Shabani 3.

Prishtina: Beqiri, Agushi, Abazi, Basholli 4, Beshiri 5, Gashi 1, Gjuka 6, Kastrati 5, Krasniqi 1, Bajqinovci 8, Fetahu 1, Murtezi, Visoka 2, Ademi 3, Hoxha.

Drenica – Kastrioti 15:35 (5:18)

Drenica: Lladrovci, Ademi 2, Karaxha, Binaku 1, Hasani, Klinaku 8, Sahiti, Hajrizi, Mehmeti 1, Zekaj 1, Haxhiaj 1, Qorri, Muqolli.

Kastrioti: Kolev, Dugolli, Syla 1, Rudari 1, Salihu 1, A. Dugolli, Terziqi 6, Prekazi 4, Shabani 5, Haxhimusa 3, Ramadani 1, Syla 2, Mustafa 1, Rajatovki 10.

Zhegra – Vushtrria 29:30 (14:13)

Zhegra: Kurexhaj, Murseli 6, Aliu 6, A. Isufi 7, A. Haziri 3m Agushi 2, Isufi 2, D. Haziri 3, L. Haziri.

Vushtrria: Pllana, Melenica, Karaqa, Musa 8, Ahmeti 1, Sadiku 3, F. Jashari 3, M. Jashari 4, Mejzini 6, Hyseni 5, Emini, Krasniqi.

Share on facebook
Share on twitter
Share on whatsapp
Share on email

Lajme tjera

Dy skuadrat ferizajase takohen në kuadër të javës së 16-të të Superligës së hendbollisteve.Ndeshja Ferizaj …

Për shkak të grumbullimit të Kombëtares së Kosovës, në fundjavë nuk ka ndeshje të Superligës …

Kastrioti ka shënuar fitore që e kthen në vendin e tretë në tabelën e Superligës …

Vushtrria është kujdesur që të kthehet menjëherë në vendin e dytë në Superligën e Kosovës …

Besa Famgas nuk ka lejuar befasi duke fituar ndaj Trepçës, të mërkurën mbrëma. Ndeshja e …

Dy skuadrat ferizajase takohen në kuadër të javës së 16-të të Superligës së hendbollisteve.Ndeshja Ferizaj – Kastrioti është të …

Për shkak të grumbullimit të Kombëtares së Kosovës, në fundjavë nuk ka ndeshje të Superligës A. Por në Superligën …

Kastrioti ka shënuar fitore që e kthen në vendin e tretë në tabelën e Superligës A (meshkujt). Në ndeshjen …

Vushtrria është kujdesur që të kthehet menjëherë në vendin e dytë në Superligën e Kosovës në hendboll në konkurrencë …

Besa Famgas nuk ka lejuar befasi duke fituar ndaj Trepçës, të mërkurën mbrëma. Ndeshja e luajtur në palestrën “Minatori” …

Esma Muratoviq e ka udhëhequr Istogun drejt një tjetër fitoreje në Superligën e Kosovës në hendboll. Istogu të mërkurën …

Edhe një ndeshje evropiane e kanë drejtuar gjyqtarët kosovarë të hendbollit. Të martën mbrëma në Shkup, Eshref Beqiri e …

Në prag të grumbullimit të Kombëtares së Kosovës për dy ndeshjet me Rumaninë, do të zhvillohen ndeshjet e xhiros …