Kastrioti e Trepça sipas parashikimeve

Të dielen janë luajtur dy ndeshjet e fundit të javës së 13-të të Superligës së hendbollistëve. Ashtu si pritej Kastrioti e Trepça kanë shënuar fitore.

Kastrioti u takua me Vëllaznimin në Gjakovë dhe fitoi me rezultat 40:24. Pas pjesës së parë rezultati ishte 17:9 në të mirë të ferizajasve.

Për Kastriotin ishte fitorja e 12-të dhe e ndanë vendin e parë me Besa Famgas që poashtu ka bilanc prej 12 fitore e një humbje. Prishtina është e treta me 22 pikë, kurse Drita ka mbetur pak prapa në vendin e katërt me 18 pikë. Vëllaznimi renditet i gjashti me 10 pikë.

Në Mitrovicë u takuan dy skuadrat e pjesës së poshtme të tabelës, Trepça e Samadrexha. Fitore shënoi Trepça me rezultat 28:22 dhe kështu u ngrit në vend të tetë me 7 pikë. Samadrexha mbetet e fundit pa pikë.

Vëllaznimi – Kastrioti 24:40 (9:17)

Vëllaznimi: Curri, Luzha 1, Spahija 2, Halili 2, Mamusha 1, Gaxha 2, Fana 1, Rama 2, Rexha 3, Neziri 10.

Kastrioti: D. Dugolli, K. Syla 3, B. Syla 3, Salihu, A. Dugolli 6, Prekazi 5, Terziqi 5, Shabani 3, Ramadani 3, Rudari 1, Mustafa 5, Esati, Rajatoski 6.

Trepça – Samadrexha 28:22 (15:8)

Trepça: Terziqi, Tahiri, Fejzullahu 4, Voca, E. Beqiri, Pllana 2, Shala 4, Qabra, Zhuri 6, Y. Beqiri 4, Mujka 3, Shabani 5.

Samadrexha: Bunjaku, Sopjani, K. Maloku, S. Maloku 4, Sh. Maloku, B. Maloku 1, Basholli, F. Maloku 2, A. Maloku 14, Jashari 1.

Lajme tjera