Kastrioti i Ferizajt është eliminuar në rrethin e dytë të Kupës Sfiduese për hendbollistë. Kastrioti u përball me skuadrën çeke, Dukla Praha, ndërsa dy ndeshjet janë luajtur në Pragë, të shtunën e të dielen. Të shtunën ferizajasit pësuan me rezultat 39:26, ndërsa të dielen disfata ishte pak më e thellë, 39:23.
Festim Mustafa shënoi 7 gola për Kastriotin të dielen kurse Beni Syla realizoi 5 gola. Ferizajasit janë munduar të japin më të mirën, por nuk e kishin cilësinë e mjaftueshme për të kaluar Duklan.
Tani Kastrioti i kthehet garave vendore, ku ka synime të mëdha.
Dukla Praha – Kastrioti 39:23 (18:12)
Kastrioti: Mustafa 7, Syla 5, Bislimi 3, Dugolli 3, Bytyçi 2, Shabani 2, Ramadani 1, D. Dugolli, Esati, Qerimi, Rajatoski, D. Ramadani, Rudari, Zherka.