Sot nga ora 19:00 në palestrën “Bill Clinton” në Ferizaj zhvillohet ndeshja mes Kastriotit dhe skuadrës boshnjake, Sloboda Tuzla.
Ndeshja i takon raundit të parë të Kupës Evropiane (EHF European Cup) për hendbollistë. Është ndeshja e parë, ndërsa ajo e kthimit zhvillohet më 22 shtator në Tuzla.
Ferizajasit janë mobilizuar që ndeshjen e sontme ta presin sa më të përgatitur. Synohet fitorja, ndërsa ndihmë të madhe Kastrioti pritet të ketë edhe nga shikuesit.
Sloboda në edicionin e kaluar arriti deri në 1/8 e finales së Kupës Evropiane dhe është kundërshtar i vështirë.
Por Kastrioti ka skuadër cilësore dhe me përvojë dhe pritet ta prezantojë denjësisht qytetin e hendbollit dhe gjithë vendin.
Ndeshja transmetohet në RTV 21 Plus.