Kastrioti fiton derbin në Mitrovicë, kthehet në vend të tretë

Kastrioti e ka fituar bindshëm përballjen e skuadrave me traditë në hendbollin kosovar. Të mërkurën mbrëma në palestrën “Minatori” në Mitrovicë, Kastrioti e mposhti Trepçën vendase me rezultat 29:19.

Ndeshja me ritëm të lartë, por edhe me gabime, u dominua plotësisht nga ferizajasit që e deshën më shumë fitoren dhe u angazhuan dukshëm më tepër se vendasit. Që në pjesën e parë Kastrioti, falë angazhimit, krijoi epërsi bindëse, 17:11. Në pjesën e dytë epërsia e Kastriotit nuk është rrezikuar asnjëherë.

Aldi Rudari ishte më efikasi te Kastrioti me plot 12 gola. Festim Mustafa shënoi pesë herë, ndërsa kontribut dhanë të gjithë lojtarët që fituan rastin. Në lojën e Trepçës pati shumë lëshime.

Kastrioti me fitore del në vendin e tretë duke zëvendësuar pikërisht Trepçën. Trepça bie në vendin e katërt me 21 pikë nga 19 ndeshje. Kastrioti i ka 22 pikë.

Të mërkurën u luajt edhe një ndeshje e javës së parë të Superligës A, përkatësisht e xhiros së 19-të kampionale. Prishtina pa telashe ka fituar ndaj Drenicës, me rezultat 48:22. Prishtina është e dyta me 31 pikë kurse Drenica e pesta me 16 pikë.

Share on facebook
Share on twitter
Share on whatsapp
Share on email

Lajme tjera

Kombëtarja U19 e Kosovës në hendboll më 1 korrik do t’i nis përgatitjet për Kampionatin …

Hendbollistet e Kombëtares U19 të Kosovës do të mblidhen javën tjetër (1 korrik) për Kampionatin …

Me finalen e Ligës së juniorëve, të luajtur të dielën, ka përfunduar edicioni garues 2020/2021 …

Federata e Hendbollit e Kosovës është vlerësuar lart për organizimin e një tjetër ngjarjeje ndërkombëtare. …

Njëra prej lojtareve kryesore të Kosovës, Arlinda Hajdari, ka pësuar lëndim serioz në ndeshjen e …

Hendbollistet e Kombëtares së Kosovës kanë humbur ndeshjen vendimtare të raundit të parë kualifikues për …

Perfaqesuesja e Kosoves ne hendboll duke festuar me Kryeministrin Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka ndjekur nga afër ndeshjen mes Kosovës dhe Luksemburgut. Ai …

Me numër shumë të limituar të lojtareve (10 gjithsej, prej tyre 3 portiere), Kombëtarja e …