Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Kastrioti kthehet te fitorja në Superligë

Kastriotit të Ferizajt i ka takuar ndeshja e parë e xhiros së 18-të të Superligës së Kosovës në hendboll (meshkujt).
Të premten mbrëma në Ferizaj, Kastrioti fitoi ndaj Vushtrrisë me rezultat bindës, 44:17.
Cilësia ishte në anën e Kastriotit dhe kjo u bë e qartë në minutat e parë të takimit. Epërsia e skuadrës ferizajase sa shkonte e rritej.
Marley Wallace ishte më efikasi te Kastrioti me tetë gola. Shtatë i shënoi Besnik Bytyqi. Dhjetë lojtarë të Kastriotit shënuan gola.
Te Vushtrria, më efikasi ishte Muhamed Halili me gjashtë gola. Katër i kishte Oltion Shabani.
Kastrioti humbi xhiron e kaluar derbin e madh ndaj Rahovecit, në ndeshjen dramatike. Dhe menjëherë ka reaguar. Kastrioti është i katërti me 22 pikë. Vushtrria është e fundit me katër pikë.