Kastrioti me fitore bindëse, Vëllaznimi mposht Drenicën

Kastrioti i Ferizajt është kthyer në vendin e parë në tabelën e Superligës së Kosovës për hendbollistë. Kastrioti e ka mposhtur të dielen në Ferizaj skuadrën gjilanase Drita me rezultatin shumë të lartë, 47:15.

Ndeshja e javës së 17-të nuk kishte rivalitet, por i mundësoi Kastriotit që të kthehet në vend të parë. Kastrioti i ka 32 pikë, dy më shumë se Besa Famgas që është e dyta. Drita renditet e katërta me 20 pikë, të cilat i ka fituar në pjesën e parë të kampionatit.

Të dielen u luajt edhe takimi mes Vëllaznimit dhe Drenicës. Skuadra gjakovare fitoi dy pikë të reja duke triumfuar me rezultat 27:20. Pas pjesës së parë epërsia e Vëllaznimit ishte dy gola, 10:8. Vëllaznimi renditet i pesti me 14 pikë, derisa Drenica mbetet e nënta me 8 pikë.
Ndeshjet tjera të javës së 17-të janë luajtur të premten e të shtunën.

Kastrioti – Drita 47:15 (22:12)

Kastrioti: Curri, K. Syla, B. Syla 5, Zherka 2, A. Dugolli 3, Terziqi 4, Shabani 9, Ramadani 4, Rudari 4, Mustafa 9, Esati, Rajatoski 7, D. Dugolli.

Drita: Sylejmani, Misini 4, Huruglica, Bunjaku, Latifi 1, Sllamniku 6, Veliu 3, Mehmeti 1, Musliu.

Vëllaznimi – Drenica 27:20 (10:8)

Vëllaznimi: Luzha, Hoxha, Spahija 4, Halili 8, Mamusha 2, Fana 4, Rama 4, Rexha 2, Neziri 3, Bardhoku.

Drenica: Lladrovci, Muqolli, Klinaku 8, Qorri 1, Zariqi, Haxhiu, Haxhijaj 1, Thaqi 1, Mehmeti 7, Zeka 2, Hasani.

Lajme tjera