Kastrioti me fitore të madhe ndaj Prishtinës

Ndonëse vlerësohej favorite, Prishtina ka mbetur pa pikë në ndeshjen e së mërkurës në Ferizaj. Prishtinën e mposhti Kastrioti vendas me rezultatin 41:39.

Ferizajasit kanë bërë përmbysje të rezultatit në pjesën e dytë për fitoren më të madhe të këtij edicioni të Superligës së hendbollistëve. Ndeshja i takoi javës së 12-të.

Pjesën e parë Prishtina e fitoi me një gol dallim, 19:18. Edhe pjesa e parë ishte e barabartë, por Prishtina shkoi në pushim me një gol epërsi. Në pjesën e dytë Prishtina startoi fuqishëm, ndërsa krijoi epërsi deri në gjashtë gola (28:22, 29:23).

Por Kastrioti nuk u dorëzua. Ngadalë afroi rezultatin dhe në minutën e 49-të e barazoi në 31:31. Më pas u luajt për secilin gol, ndërsa Kastrioti në disa raste kishte dy gola epërsi. Në fund rezultati ishte 41:39 në të mirë të ferizajasve.

F. Mustafa ishte më efikasi te Kastrioti me 11 gola. Te Prishtina, L. Shabani e A. Bajqinovci realizuan nga 8 gola. Kastrioti është i katërti me 14 pikë kurse Prishtina mbetet e dyta me 20 pikë. Tani Besa Famgas ka katër pikë më shumë në vend të parë.

Besa Famgas pa telashe fitoi ndaj Drenicës në Drenas. Ndërkohë Trepça e mposhti Vëllaznimin në Gjakovë (22:20) dhe Vushtrria fitoi në Podujevë ndaj Llapit (33:30).

Llapi – Vushtrria 30:33 (13:15)

Llapi: Mani, Bogujevci, Havolli, Hoxha 12, Hasani 4, Beshiri 2, E. Bogujevci, Muqiqi 4, Bajrami, Ademi 4, E. Havolli 3, A. Mani.

Vushtrria: Pllana, F. Jashari 7, Karaqa, Sadiku, Emini, Musa 6, Mejzini 5, Tahiri 1, Miftari 6, Ibishi, Selaci, Mehmeti, Fazliu, Hyseni, A. Mehmeti, M. Jashari 7.

Kastrioti – Prishtina 41:39 (18:19)

Kastrioti: D. Dugolli, Hajdini, Tafarshiku, Bega, A. Dugolli 6, Selmani 1, Bislimi 6, Rudari 8, Mustafa 11, Bytyqi 7, Brahimi 1, Qerimi 1.

Prishtina: Beqiraj, Agushi, Kuleta, Quni, Visoka, Ademi, Ramadani 7, Gjuka 3, Shabani 8, Abazi 4, Bajqinovci 8, Syla 4, Beshiri 5.

Drenica – BesaFamgas 18:46 (9:25)

Drenica: Baliu 4, Binaku 3, Muqolli, Geci, Dubovci 1, Sahiti 3, Mehmeti 5, Hamza, Batatina 2.

Besa Famgas: Mehmeti, Thaqi, Tafilaj 8, Y. Muqolli 6, Visoka 6, Ramosaj 2, J. Muqolli 6, Mushkolaj 10, Idrizi 6, Vokshi 2, Luzha.

Vëllaznimi – Trepça 20:22 (12:11)

Vëllaznimi: Pozhegu, Leka 2, Spahija 1, Rexha, Luzha 1, Rama 2, Halili, Hoxha, Mamusha 1, Kusari 2, Lluka 8, Dukaj 3, Shyti, Curri.

Trepça: Buqinca, B. Terziqi, Sejdijaj 1, Shabani 3, Cimili 3, Maxhera 1, K. Terziqi 4, Fejzullahu 1, R. Shabani 1, Abazgjiku 6, Klinaku 2, Abrashi.

Lajme tjera