Kastrioti me Graçanicën e Bosnjë-Hercegovinës

Kastrioti i Ferizajt ka mësuar kundërshtarin e parë evropian për edicionin 2022/2023.
Në raundin e parë të Kupës Evropiane, ferizajasit takohen me klubin nga Bosnjë-Hercegovina, Graçanica. Shorti është tërhequr të martën. Kastriotin e presin dy sfida serioze në tentim për të kaluar në raundin e dytë të Kupës Evropiane.

Në ndeshjen e parë Kastrioti është vendas.
Ndeshjet luhen më 10/11 e 17/18 shtator.

Në Kupën Evropiane paraqiten edhe Besa Famgas e Rahoveci. Por këto dy skuadra startojnë prej raundit të dytë. Shorti i raundit të dytë tërhiqet më 20 shtator.

Lajme tjera