Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Kastrioti mposht Trepçën dhe përfundon në vendin e dytë

Kastrioti i Ferizaj e shënoi fitoren që i duhej për të përfunduar në pozitën e dytë në Superligën e Kosovës në hendboll në konkurrencë të meshkujve.

Të dielën pasdite në “Minatori”, Kastrioti e mposhti Trepçën me rezultat 47:32. Ndeshja i takoi xhiros së 28-të, përkatësisht të fundit të stinorit të rregullt.

Kastrioti në plejof starton nga pozita e dytë. I ka 45 pikë, një më shumë se Besa Famgas që përfundon e treta. Rahoveci starton nga vendi i parë me 55 pikë. Prishtina është e katërta me 29 pikë.

Trepça e përfundon kampionatin në vendin e shtatë me 12 pikë dhe do të luajë në plejaut për të mbetur në Superligë.

Lulzim Shabani i shënoi nëntë gola për Kastriotin. Tetë i realizoi Besnik Bytyqi.

Amar Mujka i shënoi tetë gola për mitrovicasit, derisa shtatë i kishte Ardi Halili.

Ishte kjo ndeshja e fundit e stinorit të rregullt në Superligën e hendbollistëve.