Kastrioti pret përkrahjen e tifozëve në ndeshjen e kthimit ndaj Vises

Hendbollistët e Kastriotit presin përkrahjen e tifozëve për ndeshjen e rëndësishme evropiane që e luajnë të shtunën (nesër). Nga ora 19:00 në palestrën “Bill Clinton” në Ferizaj, Kastrioti luan ndeshjen e kthimit të rrethit të tretë të Kupës Sfiduese (Challenge Cup), ndaj skuadrës belge Vise. Në Belgjikë të dielen e kaluar, skuadra e Kastriotit kishte pësuar me rezultat 33:21. Por ferizajasit janë optimist për rezultat pozitiv, ndërsa për paraqitje sa më të mirë presin të kenë përkrahje edhe nga shikuesit.

Kastrioti në rrethin e tretë paraqitet pas suksesit të madh që e arriti duke eliminuar Tallinin e Estonisë në rrethin e dytë. Të dy ndeshjet me Tallinin ishin luajtur në Ferizaj dhe ishin fituar nga skuadra e Kastriotit.

Kastrioti po tregon formë të lartë edhe në kampionat, ndërsa të enjten e mposhti Prishtinën. Një fitore ndaj Vises do të ishte e mirëseardhur për ferizajasit. 

Lajme tjera